Ekskluzive: Kjo është gruaja e arrestuar për mashtrim me viza pune, dhjetëra kosovarë viktima

 

 

Policia e Kosovës njoftoi ditën e sotme se një grua është arrestuar pasi kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.

Gazeta ka mësuar se gruaja e cila ka mashtruar mbi dhjetëra kosovarë është Arlinda Baliu.

E përmes një njoftimi tjetër, Policia bëri të ditur se nga ky rast ka sekuestruar disa pasaporta, 2 telefona, shtëpizë kompjuteri, një shumë të parave etj.

Me vendim të prokurorit ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, u tha në një njoftim të Policisë.

Policia gjithashtu bëri apel nga qytetarët të cilët mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar drejt hetimit përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d