Ekskluzive: Këta janë të arrestuarit që dyshohet se e mbajtën në lokal dhe e rrahën të riun në Gjilan

 

 

Gazeta raportoi sot për denoncimin e një 36-vjeçari nga Gjilani, i cili ka raportuar se është privuar kundërligjshëm nga liria dhe është rrahur nga dy persona. Motivet e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë është iniciuar hetim dhe janë prangosur dy persona.

Siç merr vesh, të dyshuarit për këtë rast janë Fazli Fazliu dhe Naser Fera, të cilët ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, dy të dyshuarit e kanë mbajtur me zor në një lokal në lagjen Dardania në Gjilan, ku edhe e kanë rrahur e më pas dyshohet se e kanë lënë të lirë.

Posa Policia është njoftuar për rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe dy personat e përfshirë janë identifikuar, ndërsa janë siguruar edhe pamje të kamerave të sigurisë.

Si rezultat, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri nga të dyshuarit nuk e ka pranuar veprën, ndërsa tjetri ka deklaruar se vetëm e ka rrahur viktimën.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.

Gazeta do të iu mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d