Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot aksion kundër fajdes, që rezultoi me arrestimin e katër personave. Bastisjet u kryen në katër lokacione, ku u gjetën edhe prova të ndryshme.
Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se të arrestuarit janë Mërgim Zeqiri, Miradie Xhymshiti dhe Valon Xhymshiti.
Gjatë kontrolleve që janë kryer në lokacionet që ishin cak në kryeqytet, janë prangosur të dyshuarit dhe janë sekuestruar armë, para, dokumente, vetura, bimë narkotike etj.
Personat që u arrestuan nga Krimet e Rënda dyshohen për veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.