Grupi i dyshuar që u kap në aksionin që u zhvillua nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në rajonin e Prizren rezultoi me arrestimin e gjashtë personave si të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe shitblerje e shpërndarje të drogës. Të dyshuarit dolën dje para Gjykatës dhe tashmë është nxjerrë vendimi për masën e sigurisë, raporton Prishtina Sot.
Gazeta mëson se ndaj tyre, gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji.
Të dyshuarit që u dërguan në paraburgim janë Shpejtim Kabashi, Kenan Mazrek, Alban Krasniqi dhe Adil Morina, Gazmend Hyseni dhe Naser J.