Njësiti i Trafikut të Autostradave në Pjesën Vërmicë-Prizren, mbrëmë ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike, të llojeve të ndryshme që kapin vlerën e mbi 200 mijë eurove. Për rastin Policia ka arrestuar katër persona.
Siç raportoi ekskluzivisht Gazeta, bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike, ekstazi.
Por, kjo siç merr vesh Gazeta nuk ka qenë substanca e vetme e kapur nga Policia. Aty është gjetur edhe kokainë, crack, LSD, dhe lloje të tjera të drogave, vlera e të cilave shkon në mbi 200 mijë euro.
Sinjali gjithashtu ka mësuar ekskluzivisht edhe emrat e katër personave që janë të përfshirë në këtë rast, bëhet fjalë për Patryk Selmanin, Ron Vllasaliun, Driton Tullarin dhe Erzen Dulahin.
Si ndodhi rasti?
Policia i sekuestroi substancat narkotike pasi ndali dy vetura të markës Golf 7 për tejkalim të shpejtësisë, zbulon Gazeta Sinjali.
Pas këtij momenti njëri nga të dyshuarit, e ka hedhur çantën me sasitë e drogave në të.
Policia ka sekuestruar edhe disa telefona dhe para të gatshme.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.