Një aksion i Doganës së Kosovës, i asistuar nga Policia, është zhvilluar dje në disa argjendari të Gjilanit dhe ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të arit dhe argjendit, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Policia njoftoi se gjatë aksionit janë bastisur 7 lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar mbi 33 kilogramë ari, mbi 14 mijë euro dhe mbi 9 mijë franga.
Gazeta ka zbuluar emrat e personave të përfshirë në këtë rast, të cilët janë arrestuar nga Policia nën dyshimet për tregti të paligjshme dhe ata janë:
-Driton Emerllahu
-Sadat Morina
-Afrim Hasani
-Xhemajl Bajrami
-Agron Osmani
-Naser Neziri
Pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit kujdestar, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.