Ekskluzive: Këta janë dy burrat dhe vajza e arrestuar për grabitjen e 42-vjeçarit në motelin ‘Villa X’

U raportua sot për arrestimin e tre personave të dyshuar për grabitjen që ndodhi në muajin mars në motelin ‘Villa X’ në Fushë Kosovë, ku tre persona po dyshohet se bashkëvepruan për ta dërguar një 42-vjeçar në motel dhe për t’ia kapur paratë. Dy burra e një vajzë përfunduan në Polici dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë tashmë, ndërsa Sinjali ka mësuar emrat e tre të dyshuarve.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të arrestuarit janë Ardian Huseni (32), Rilind Maliqi (32) dhe M.Thaqi (24).

Kjo e fundit është liruar, ndërsa për dy të dyshuarit e tjerë, është lëshuar urdhër për ndalim policor.

“Më 19.05.2024 janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht viktimën dhe i kishin grabitur një telefon dhe para të gatshme. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.” – ka njoftuar Policia.

Tre të arrestuarit po dyshohet se e kanë planifikuar që ta grabisin 42-vjeçarin, të cilin fillimisht e çuan në motel.

Bazuar në informacionet e para, fillimisht vajza e dyshuar e ka joshur viktimën, e më pas i njëjti është dërguar në motel, ku është sulmuar fizikisht e më pas ia kanë grabitur rreth 2 mijë euro para të gatshme dhe një telefon.

Rasti kishte nisur të hetohet më 9 mars si vjedhje, por gjatë hetimeve janë zbuluar detajet dhe rrethanat e incidentit, ku si rezultat janë identifikuar të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d