Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në rajonin e Prishtinës që çuan në arrestimim e të dyshuarve për shytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit, Bashkim Salihu.
Siç merr vesh ekskluzivisht Sinjali, dy të dyshuarit që ranë në prangat e Policisë janë Skender Tasholli dhe Albion Tasholli, babë e bir nga Lipjani.
Njësi të shumta policore kanë zbarkuar mbrëmë në shtëpinë e të dyshuarvë në Gadime, ku janë sekuestruar disa dokumente, në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin, thone tutje të njëjtat burime.
Në bazë të informacioneve të para, arrestimi i të dyshuarve që janë cak i Policisë e Prokurorisë pritet të zbulojë detaje për vëtëvrasjen e Salihut, i cili dyshohet se i dha fund jetës nga problemet me fajdexhinj.
Siç raportoi dje Sinjali, motivi i këtij rasti dyshohet se lidhet me presionin që i ndjeri ka pasur nga një grup i fajdexhinjve, emra të njohur për organet e rendit.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detaje të reja.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.