Ekskluzive: Djali i gjyqtarit nën hetime për gara të rrezikshme ilegale me vetura

 

 

Altin Çoçaj, djali i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Skender Çoçaj është shoqëruar në polici për pjesëmarrje dhe organizim të garave ilegale të shpejtësisë në Prizren. Ndaj tij dhe gjashtë personave të tjerë, është inicuar procedur për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Gjyqtari, Skender Çoçaj ka mohuar për Insajderin se djali i tij organizon gara me vetura, por ka konfirmuar se djali i tij ishte prezent. Prezenca e tij në atë grup, sipas Çoçajt ka qenë e rastësishme.

Të hënën, Policia rajonale e Prizrenit, pas marrjes së informacionit për dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur disa automjete dhe persona  të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet.

Pas ndërhyrjes nga policia, shtatë persona janë intervistuar nga policia dhe ndaj tyre ka filluar procedura penale për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në mesin e shtatë të rinjve është edhe djali i ish-kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, tashme gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – divizioni penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Çoçaj ka konfirmuar për Insajderin se djali i tij, Altin Çoçaj është në mesin e shtatë personave që janë shoqëruar të hënën në polici për pjesëmarrje dhe organizim ilegal të garave të shpejtësisë.

Por, ai mohon se djali i tij merr pjesë në gara ose organizon gara me vetura. Çoçaj tha se djali i tij ka qenë “në vendin e gabuar në momentin e gabuar“.

Djali im ka qenë në momentin e gabuar në vendin e gabuar. Aty kanë qenë të parkuar disa vetura, djali im ka qenë brenda në pompës së derivateve, ka ardh policia dhe i ka marr të gjithë për kinse po organizojnë gara me vetura, mirëpo vetura ime nuk është veturë e garave se nuk i ka ato përfomanca për gara. Djali jem as nuk ka qenë kurrë në gara as nuk organizon gara. Aty kanë qellu disa vetura disa njerëz dhe i kanë marr të gjithë, ata kanë qenë të parkuar në ‘Shell‘”, ka thënë gjyqtari Çoçaj për Insajderin.

Ndërsa lidhur me veturat që policia njofton se janë konfiskuar është edhe vetura e gjyqtarit, Skender Çoçaj. BMW 997 me ngjyrë të kuqe, e cila është konfiskuar nga policia, është pronësi të gjyqtarit.

Këtë e ka konfirmuar edhe ai vet për Insadjerin duke shtuar se është veturë familjare.

Ajo ka qenë vetura ime personale. Veç një veturë e kemi. Krejt familja e vozitim atë veturë“, tha ai.

Policia e Kosovës të hënën ka njoftuar se ka shoqëruar në polici shtatë persona të dyshuar, të cilët ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet.

Bazuar në informacionet që ka publikuar policia garat ishin planifikuar të mbaheshin në shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d