Ekskluzive: ‘Avicena’ cak i Krimeve Ekonomike, aksione në plot pika në gjithë Kosovën

 

 

Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në pothuajse shumicën e pikave të rrjetit të laboratoreve dhe poliklinikave ‘Avicena’ në Kosovë, nën dyshimet për veprime të kundërligjshme, raporton Prishtina Sot.

Siç merr vesh gazeta, përveç në Mitrovicë, tash aksion po zhvillohet edhe në Prizren e në Gjilan – ku hetuesit policorë janë duke kryer kontrolle.

Gjatë bastisjeve, pritet të sekuestrohen prova që ndërlidhen me rastin dhe dyshimet e ngritura  për një aktivitet të jashtëligjshëm.

Gazeta ka kontaktuar Policinë dhe Prokurorinë, por ende nuk ka marrë përgjigje për rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d