Ekskluzive: Aksion i Krimeve Ekonomike në Pejë, arrestohen disa persona

 

 

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës, ku cak janë disa persona që dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Siç merr vesh gazeta, deri tani janë prangosur disa persona, të cilët kanë qenë objekt i hetimit të një rasti lidhur me dallavere me patentë shofer.

Të dyshuarit pritet të procedohen tutje për intervistim dhe ndaj tyre do të caktohet masa e ndalimit policor.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d