Ekskluzive: Aksion i Antidrogës në Prizren, kapet mbi gjysmë kilogramë marihuanë

 

 

Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë Rajonale në Prizren, ka zhvilluar mbrëmë në mesnatë një aksion që rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar si dillerë, si dhe konfiskimin e një sasie të drogës.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se Antidroga ka arritur të kap rreth 150 qese me mbi gjysmë kilogramë drogë e llojit marihuanë, pas bastisjes në një shtëpi në rrugën “Mbreti Pleurat”.

Droga e ndarë në sasi të ndryshme nëpër qese dyshohet se ka qenë e përgatitur për shitje nga dy të dyshuarit që përfunduan në pranga. Përveç narkotikëve, Policia ka sekuestruar edhe pajisje të tjera për përpunimin e drogës, para të gatshme, thika e dëshmi të tjera, që do të shfrytëzohen si prova materiale.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d