Temperatura të larta parashihen ditën e enjte në vend, me maksimale deri në 35C e 36C, megjithë një rënie të lehtë, njofton Prishtina Weather.
Nga mesdita priten zhvillime të vranësirave, që edhe shoqërohen me rrebeshe shiu e bubullima.Këto rrebeshe mund të shtrihen në pjesë tjera të vendit, duke marrë veçori të ndonjë stuhie çasti, me erëra të fuqishme dhe lokalisht me breshër.
Temperaturat minimale zbresin në 18C e 21C, derisa erërat fryjnë të lehta dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-9m/s.
Nga dita e premte temperaturat pësojnë një rënie, por që mbetet ende nxehtë.
Rrebeshet mund të jenë më të izoluara orëve të pasdites.
Të shtunën në pjesë të vendit do të ketë më shumë zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, që në raste marrin veçori të stuhive më të ashpra me shi e breshër.
Të dielën më shumë intervale me diell, e temperaturat zbresin në 30C.