Edhe Kurti përkujton Rugovën: E kujtojmë për kontributin në ndërkombëtarizimin e ҫështjes së Kosovës

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së tij.

Kurti pas homazheve u shpreh se Rugovën e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e ҫështjen së Kosovës dhe, siҫ u shpreh ai, në kombëtarizimin e rezistencës civile.

“Është presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kur Republika ishte Republikë për ekzistencë ndaj okupimit të Serbisë në Kosovë, por edhe president i parë i Kosovës së ҫliruar. Sot në 18-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e ҫështjen së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës civile”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d