Një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore dhe mijëra u evakuuan përtej kufirit në Republikën Çeke pasi shiu i dendur vazhdoi të godiste Evropën qendrore të dielën, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të rajonit, shkruan Reuters,
Një zjarrfikës që luftonte përmbytjet në Austrinë e Poshtme vdiq gjithashtu, tha të dielën në platformën “X”, zëvendëskancelari austriak, Werner Kogler, ndërsa autoritetet shpallën provincën që rrethon Vjenën një zonë fatkeqësie.
Lumenjtë u vërshuan nga Polonia në Rumani, ku katër persona u gjetën të vdekur të shtunën, pas disa ditësh shiu të rrëmbyeshëm.
Disa pjesë të Republikës Çeke dhe Polonisë u përballën me përmbytjet më të këqija në pothuajse tre dekada dhe një urë u shemb në qytetin historik polak të Glucholazy pranë kufirit çek.
Në Republikën Çeke, një çerek milion shtëpi ishin pa energji elektrike për shkak të erërave të forta dhe shiut. Policia çeke tha se po kërkonte tre persona që ishin në një makinë që ra në lumin Staric pranë Lipova Lazne, 235 km në lindje të Pragës të shtunën.
Në Poloni, një person vdiq në qarkun Klodzko, për të cilin kryeministri Donald Tusk tha se ishte zona më e goditur e vendit dhe ku 1600 ishin evakuuar.