Edhe ‘Albert Malisheva’ përfundon në duart e shtetit, arrestohet dhe ndalohet për 48 orë për rastin e fajdes

 

 

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas operacionit të javës së kaluar, ka arrestuar edhe një person në Gjilan, si i dyshuar për përfshirje në rastin e fajdes. I dyshuari që u kap nga Policia dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit u dërgua në mbajtje është personi që u shpall në kërkim, Albert Rexhepi.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit të tretë e ka bërë të ditur për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosoves, konkretisht, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ne bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës, me datë 21.06.2024 ka filluar  realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale Fajde dhe Detyrim.

Gjate datës 21.06.2024 janë arrestuar dhe janë dërguar ne mbajtje dy persona te dyshuar, ndërsa i dyshuari i tretë, nuk është gjetur ne shtëpinë e tij. Me date 24.06.2024, i njëjti (i dyshuari i trete) është identifikuar dhe pas intervistimit me vendim te Prokurorit është ndaluar për 48 ore per procedura te metejme ligjore.

Operacioni i 21 qershorit rezultoi me arrestimin e Mefail dhe Edonis Shkodrës dhe shpalljen në kërkim të Albert Rexhepit, i njohur si Albert Malisheva.

Ky aksion u realizua pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale “Fajde dhe Detyrim”.

Personat që janë cak i këtij hetimi dyshohen se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro, raporton Sinjali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d