E trishtë: Vdes në QKUK fëmija që u aksidentua para rreth dy javësh në Klinë

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK fëmija që ishte aksidentuar para rreth dy javësh në Grabanicë të Klinës, pasi një automjet kishte humbur kontrollin. Tre persona mbetën të lënduar nga ky aksident, në mesin e të cilëve edhe fëmija që nuk arriti të mbijetojë.

Në njoftim thuhet se fëmija ka vdekur dje në QKUK, ku po trajtohej si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humb kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman.

Pas tretmanit në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, njëri nga të lënduarit (fëmija) me udhëzim të mjekut kujdestarë është transferuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

Me datë 07 Shkurt 2024 rrethe orës 17:40 Policia është informuar nga QKUK se femiu nuk ka mundur ti përballoj lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë.” – njoftoi Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d