E tmerrshme: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë e hedhin nga vetura para Policisë

 

 

Denoncimi i një rasti të rrëmbimit në Prishtinë ka aktivizuar Policinë mëngjesin e djeshëm, për të zbuluar rrethanat në të cilat dyshohet se ishte kidnapuar viktima. Për rastin tashmë është iniciuar hetim dhe Sinjali ka publikuar pamjet e tmerrshme.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga dy persona, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit e kanë marrë viktimën me forcë te një furrë në lagjen Emshir të Prishtinës dhe e kanë dërguar në një lokacion, ku dyshohet se edhe e kanë rrahur, e më pas e kanë hedhur në mes të rrugës afër një pompe.

Gazeta ka siguruar pamjet e momentit kur të riun e hedhin nga vetura të dyshuarit dhe i njëjti i gjakosur i afrohet veturës së Policisë që ndodhej aty.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi” dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d