E tmerrshme: Burri që plagosi gruan në Fushë Kosovë deklaroi se “e bëri për ta vrarë”

 

 

Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit Idriz Alija, nën dyshimin për plagosjen e gruas së tij në Bresje të Fushë Kosovës.

Në vendimin e gjykatës thuhet se i dyshuari Alija, në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, ka deklaruar në Polici: “Unë sot nuk dua të përgjigjem më gjatë, vetëm dua t’ju tregoj se gjithçka që kam bërë sot me Sh.F e kam bërë me qëllim për ta vrarë”, raporton Betimi për Drejtësi.

Aty thuhet se Prokuroria kërkesën për caktim të paraburgimit, përveç rrezikut të arratisjes dhe ndikimit në dëshmitarë, e kishte mbështetur në arsyetimin se i dyshuari edhe më herët ka pasur mosmarrëveshje duke shkaktuar dhunë në familje, e për këtë ndaj tij janë të iniciuara edhe dy procedura tjera penale.

Po ashtu, Alija ka një të kaluar kriminale të evidentuar si i dyshuar për vepra të ndryshme penale në 38 raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d