E tmerrshme: 61-vjeçari e sulmon seksualisht një vajzë 11-vjeçare në një market në Vushtrri

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, e shumë herë edhe të moshuar.

Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur dje në rrugën ‘Isa Boletini’ në Vushtrri, ku një person ka sulmuar seksualisht një vajzë të moshës 11-vjeçare.

Burimet e gazetës kanë bërë me dije se e mitura është sulmuar seksualisht nga një person i moshës 61-vjeçare teksa ndodheshin në një market.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari e ka prekur viktimën në gjoks, duke i shkaktuar shqetësim të madh dhe frikë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se përveç sulmit seksual në market, 61-vjeçari edhe e ka ngacmuar viktimën përmes rrjeteve sociale, duke i dërguar mesazhe të ndryshme.

Si rezultat i denoncimit, Sinjali mëson se i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d