Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” që ndodhi rreth një ore më parë, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, personi i lënduar nga ky aksident ishte transportuar me urgjencë për në spital, por sipas informacioneve të fundit nga Policia për Sinjalin, thuhet se ka ndërrua jetë.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ku tha se personi i lënduar nga ky aksident ka ndërruar jetë.
“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete. Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Krasniqi për Sinjalin.