E rëndë: Vdes në QKUK ferizajasi që e theri veten me thikë para disa ditësh

 

 

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, burri nga Ferizaj që pësoi lëndimë trupore pasi e theri veten me thikë, ka humbur jetën mbrëmë. Lidhur me rastin është njoftuar Policia, teksa hetimet kanë nisur me vendim të prokurorit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia, me ç’rast kanë bërë të ditur se nga QKUK-ja janë njoftuar se viktima ka vdekur.

Pas marrjes së procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë t’i dorëzohet familjes.

“Nga QKUK është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ditë më parë në shtëpinë e tij e kishte lënduar vetën me një thikë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d