E rëndë: Punëtori i kompanisë ‘Natyra’ alivanoset dhe humb jetën duke punuar në Marigona Hill

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Marigona Hill në Prishtinë, ku një punëtor I një kompanie që po kryente punime, humbi jetën në rrethana akoma të paqarta. Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij dhe rasti tashmë është konfirmuar.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i cili kishte rënë në tokë pa ndenja dhe pasi intervenoi ekipi mjekësor u konstatua se ka ndërruar jetë. Gazeta ka mësuar se viktima ka qenë punëtor i kompanisë ndërtimore N.SH. “Natyra”.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme edhe nga Policia, si dhe janë marrë deklaratat e disa dëshmitarëve.

Trupi i pajetë është dërguar më pas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d