E rëndë për familjen Bekteshi: Ky është personi që vdiq në QKUK pasi u vetaksidentua në Vushtrri

 

 

Pas disa orësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka humbur jetën shoferi që u vetaksidentua mesditën e 12 korrikut. Viktima nuk ka arritur t’iu bëjë ballë lëndimeve që ka pësuar dhe për pasojë vdiq.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se i ndjeri është Halil Bekteshi, rreth 70-vjeçar.

Pasi Policia është njoftuar për rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.

“Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë drejtuesi i veturës, i cili ishte i përfshirë në një vet-aksident më datën 12.07.2024 . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d