Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Pejë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar tashmë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha Nikçi.
Ndryshe, më herët, Policia e konfirmoi se rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, në rrugën “Tahir Zemaj”.