E rëndë: Një grua pëson infarkt derisa aeroplani që u nis nga Zvicra për Kosovë po ateronte

 

 

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në aeroplanin që u nis nga Baseli i Zvicrës për në Kosovë, pasi një grua e moshuar ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe pësoi infarkt.

Kështu ka bërë me dije një lexues, që po udhëtonte po ashtu me të njëjtën kompani, i cili i revoltuar ka rrëfyer këtë moment kritik që përjetoi gruaja në fjalë. Ai tha se e moshuara pësoi infarkt derisa aeroplani po ateronte, por që asnjëri prej udhëtarëve nuk u lejua nga stafi që të intervenonte, për t’ia dhënë ndihmën e parë.

I mllefosur, lexuesi tha se u deshën të presin ekipin e mjekëve derisa erdhën dhe për pasojë gruas i është keqësuar gjendja.

Ndryshe, lexuesi shtoi se gruaja ishte bashkë me një të moshuar, që po ktheheshin në Kosovë.

V I D E O

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d