Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.
Kështu ka ndodhur dje në një familje në Gjakovë, ku një burrë tentoi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 41-vjeçari është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Sipas informacioneve të para, viktima ka konsumuar dhjetëra tableta të ndryshme – por pas intervenimit të ekipit mjekësor, fatmirësisht gjendja e tij është stabilizuar.
Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.