E rëndë në Prishtinë: Nëna e rrah vajzën 7-vjeçare në pikë të natës

 

 

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Prishtinë, ku një grua po dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj 7-vjeçare. Sipas informacioneve, e dyshuara e ka sulmuar fizikisht të bijën, e cila bashkë me babanë e saj e denoncuan rastin në Polici.

Si rezultat i raportimit, nëna e dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa vajza ka marrë trajtim mjekësor.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për inicimin e rastit për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d