E rëndë në Prevallë: Rrufeja godet pesë persona, një grua në gjendje të rëndë

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prevallë, ku pesë persona dyshohet se janë goditur nga rrufeja.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi tha se rasti është raportuar nga ora 12:14, ku pesë persona u goditën nga rrufeja.

Tutje, shtoi se nga të lënduarit, një grua ndodhet në gjendje të rëndë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d