E rëndë në Pejë: Babai e bën për spital vajzën 13-vjeçare, ushtron dhunë pa mëshirë

 

 

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku Policia arrestoi një 42-vjeçar, që dyshohet për dhunë në familje.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se këtë herë viktimë është një vajzë e mitur, ndaj të cilës ka ushtruar dhunë babai i saj. Siç mëson gazeta, i dyshuari e kishte rrahur vajzën 13-vjeçare në pikë të mëngjesit, duke e bërë për spital si pasojë e lëndimeve trupore.

Si rezultat i raportimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të njëjtit dhe inicimin e rastit ndaj tij nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d