E rëndë në Itali, 48 vjeçari vret gruan dhe shkon në polici me trupin e saj

 

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Modena të Italisë, ku një 48 vjeçar ka vrarë gruan dhe më pas ka shkuar në polici me trupin e saj. Viktima është një 40 vjeçare me origjinë ruse, nënë e dy fëmijëve.

Ai ka pohuar se e ka transportuar trupin e së ndjerës me një furgon. Viktima u gjet e mbuluar me një qese plastike të zezë, e lidhur rreth qafës me një kordon elektrik të veshur me plastikë.

Gruaja kishte kërkuar vetëm kujdestarinë e fëmijëve nga autoriteti gjyqësor i Innsbruck-ut në Austri dhe më pas bashkëshorti i saj kishte apeluar në Gjykatën e Modenës, duke kundërshtuar juridiksionin e gjyqësorit austriak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d