E rëndë në Fushë Kosovë: Dy djemtë e rrahin babanë e moshuar dhe e kërcënojnë me thikë

 

 

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një i moshuar është përballur me dhunë nga djemtë e tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku plasi sherri pas një mosmarrëveshje dhe eskaloi në dhunë fizike.

Sipas informacioneve të para, dy vëllezërit e dyshuar, njëri 44 e tjetri 37-vjeçar, e kanë sulmuar babanë dhe e kanë kërcënuar me thikë – e madje ia kanë thyer edhe telefonin.Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, pas denoncimit kundër tyre.

Si rezultat i raportimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë dërguar në ndalim policor dhe ndaj tyre është iniciuar hetimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d