Një incident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, më konkretisht në lagjen “Dardania”, në rrugën “Sadik Zeneli”, ku një person është parë i plagosur i shtrirë në tokë.
Siç merr vesh gazeta, dyshohet se një person është therur me thikë dhe viktima është një nxënës i një shkolle.
Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet tashmë prezenca e policëve dhe e ambulanc.
Gazeta mëson se ndihmën e parë ai e ka marrë fillimisht nga disa persona që kanë qenë afër ngjarjes, deri në arritjen e ambulancës, teksa ai më pastaj është dërguar në spital.
Gazeta do të iu mbajë të informuar për rastin.