E rëndë: Kjo është gruaja që vdiq në QKUK pesë muaj pasi u godit nga një veturë

 

 

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore, por edhe me viktima, raporton Prishtina Sot.

Si pasojë e një aksidenti që kishte ndodh pesë muaj më parë në Besi të Prishtinës, ka vdekur dje edhe një grua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo po trajtohej në QKUK që nga 19 janari i këtij viti, kur ishte aksidentuar rëndë nga një veturë.

Gazeta mëson se e ndjera është Mevlude Fazliu, rreth 52 vjeçare, nga Podujeva.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

“Lidhur me rastin, viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim, shkruan Prishtina Sot/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d