Pacienti i Entit Special në Shtime që u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë, ka humbur jetën mëngjesin e së dielës. Për këtë rast Policia tashmë ka nisur hetimet.
Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se pacienti ishte dërguar në këtë qendër nga Shtimja, por përkundër intervenimeve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Gazeta mëson se bëhet fjalë për një 64-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në klinikën ku ishte duke u trajtuar.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Policia, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.