Një grua nga Klina ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës pasi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore. Për vdekjen e saj tashmë është iniciuar hetim, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Rasti ka ndodhur të enjten pasdite, kur viktima nuk arriti të mbijetojë përkundër intervenimeve të ekipit mjekësor. E ndjera ishte dërguar në spital pasi fillimisht është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale atje, me ç’rast ka bërë të ditur se është hapur rasti ‘Hetim i vdekjes’
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”