Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të stacionit hekurudhor, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se viktima është i gjinisë mashkullore dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.