Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te rrethi afër ish hotel ‘Victory’ në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se në orët e hershme të mëngjesit kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ishte gjetur pa ndjenja në tokë dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sinjali mëson se viktima është një 53-vjeçar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.