Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sharban në Prishtinë, ku një burrë është gjetur i vdekur në kulmin e shtëpisë së tij. Policia ka njoftuar se hetimet tashmë kanë nisur, teksa akoma nuk dihen rrethanat e tjera.
Sipas informacioneve të para, viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 20:30 dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë dhe ekipi mjekësor. Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.