E rëndë: E moshuara bie në ashensorin e banesës, dërgohet me urgjencë në spital

 

 

Incidentet që ndodhin në ndërtesa kolektive si pasojë e ashensorëve nuk janë të rralla. Shpesh qytetarët janë bllokuar, qoftë për shkak të prishjeve apo edhe mungesës së energjisë, e madje ka pasur raste edhe kur kanë rënë në gropën e ashensorit.

Kështu dyshohet se ndodhi mbrëmë në rrugën “Ismail Qemali” në Vushtrri. Një lexues ka bërë me dije se një grua e moshuar ka rënë në liftin e banesës dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore.

Ndonëse akoma nuk dihet gjendja e saj, viktima është dërguar me autoambulancë në spital për trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d