E rëndë: Dy nga viktimat në Prizren dikur ishin futbollistë, reagon KF Gjakova

 

 

Një ngjarje e rëndë mbrëmë tronditi tri familje shqiptare si dhe mbarë vendin. Tre të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj humbën jetën tragjikisht, siç dyshohet, gjatë një gare ilegale me vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Për vdekjen tragjike të Delijajt e Sylës ka reaguar klubi futbollistik “KF Gjakova”, duke bërë të ditur se dikur që të dy viktimat luanin për këtë ekip.

Me këtë rast kryesia si dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave u kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjeve të viktimave.

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, thuhet në reagimin e tyre.

Lordi Syla
Molos Delija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d