E rëndë: Djali i ish rreshterit policor në Gjakovë tenton vetëvrasjen, dërgohet në QKUK

 

 

Një ngjarje e rëndë ka goditur qytetin e Gjakovës sot, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryen vetëvrasje, raporton Prishtina Sot.

Gazeta mëson se bëhet fjalë për djalin e një ish-rreshterit të Policisë së Kosovës i cili dyshohet se ka tentuar të kryente vetëvrasje me armë zjarri, personi në fjalë është dërguar në QKUK dhe po merr trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.

Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.

Gazeta do t’iu mbajë të informuar për rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d