Një person i moshës 55-vjeç ka kryer vetëvrasje në rrugën “Kastriotët” në Prizren. Ai ia vuri flakën vetes brenda një veture. Tv Prizreni ka publikuar pamje ku shihet djegia e veturës, teksa brenda ndodhet viktima, raporton Prishtina Sot.
Policia njofton se viktima është djegur plotësisht, ndërsa mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.
Viktima dyshohet të jetë Sh.K. i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.