E konfirmon Prokuroria: Sekiraqa i dyshuar për plagosjen e djalit të familjes “Capat” ndalohet për 48 orë

 

 

Gazeta raportoi ekskluzivisht sot se Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës i cili ndodhej në arrati pas plagosjes me armë ndaj një personi në fillim të muajit mars, ka vendosur t’i dorëzohet shtetit.

Ai është dorëzuar ditën e djeshme dhe ndaj tij Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka leshuar aktvendim mbi ndalimin e te dyshuarit Sh.S., per shkak te vepres penale “Vrasja ne tentative”, deklaroi ajo për Sinjalin.

Incidenti kishte ndodhur më 4 mars në Prishtinë, ku kishte mbetur i plagosur një person, teksa dyshohej se i parapriu një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës.

Gazeta kishte raportuar ekskluzivisht se personi që u plagos me armë zjarri ishte Pajtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht ishte sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë.

Gashi – sipas sinjalizuesve të Sinjalit ishte anëtar i familjes së njohur si “Capat”.

Gjithashtu Gazeta Sinjali kishte mësuar ekskluzivisht se njëri nga personat e përfshirë në plagosjen e Pajtim Gashit është Shkumbim Sekiraqa rreth 20 vjeçar, djali i Salih Sekiraqës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d