“E ka thënë qe 37 herë…”, Bajqinovci ironizon me deklaratën e Tahirit pasi tha se “do t’ia shkurtojmë jetën qeverisë”

 

 

Pas kërcënimeve të SHBA-së për shkëputje të partneritet me Kosovën dhe sanksioneve të BE-së, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, është shprehur se duhet t’ia “shkurtojmë jetën kësaj qeverie”. Ndaj kësaj deklarate të Abelard Tahirit ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci në prononcim për Insajderin ka ironizuar me deklaratën e Tahirit, duke thënë se është hera e 37-të që e thotë këtë.

Sa i përket eklaratave të Abelard Tahirit është hera e 37-të që ai deklaron se do t’ia shkurtojmë Qeverisë Kurti mandatin. Pra jemi tri vjet mandat dhe çdo dy muaj e kemi parë deklaratën e Abelardit, e të LDK-së e PDK-së për shkurtimin e jetës së Qeverisë“, tha ai.

Deputeti i LVV-së është shprehur i bindur që qeveria do të vazhdojë punën edhe për 4 vite të ardhshme. Madje, ka edhe një këshillë për shefin e deputetëve të PDK-së.

“Kjo është qeveria më jetëgjatë në Republikën e Kosovës, e që besa jo vetëm për 4 vite do të vjen, por do të mbushet mend Abelardi dhe do të mbahet mend si opozitarë i mirë për 10 vitet e ardhshme, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në pushtet deri në vitin 2032”, deklaroi Bajqinovci.

Sot, në Kuvendin e Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-s, Abelard Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, për marrjen e kërcënimeve nga SHBA-të dhe për sanksionet e BE-së, duke e quajtur këtë situatë si të papranueshme dhe të patolerueshme.

Ai ka bërë thirrje për angazhim demokratik nga deputetët e opozitës për të marrë përgjegjësi dhe për të vepruar kundër Qeverisë aktuale.

Ata janë duke e kërcënuar direkt Qeverinë e Kosovës për shkëputje të partneritetit. Por, fatmirësisht jo shtetin e Kosovës dhe jo qytetarët e Kosovës. Të nderuar kolegë deputetë nuk mund të rrimë duarkryq karshi kësaj situate. Edhe ne si deputetë të opozitës duhet të marrim përgjegjësitë tona dhe më të gjitha mjetet që kemi në duar, gjithmonë demokratike duhet të angazhohemi t’ia shkurtojmë jetën kësaj qeverie. Pra, sot kemi një numër të marrëveshjes ndërkombëtare, çfarë kuptimi ka votimi i këtyre marrëveshjeve kur ne po sanksionohemi çdo ditë. Asnjëherë përvjetor më të zbehtë të pavarësisë nuk kemi pasur”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d