E fitoi garën, por notari britanik eliminohet nga Olimpiada për shkak të rregullit shumë pak të njohur

 

 

Ëndrra e notarit britanik, Luke Greenbank, për 200 metra shpinë në Olimpiadë ka marrë fund pasi u skualifikua pas fitores në garën e tij në Paris.

Greenbank dukej se kishte siguruar një vend në gjysmëfinalen e këtij eventi në La Defense Arena, por u trondit pasi u eliminua nga një rregull pak i njohur. Dy herë fituesi i medaljes olimpike realizoi një kohë prej 1 minutë e 56 sekonda, duke u kualifikuar më shumë se një sekondë përpara favoritit Hubert Kos nga Hungaria.

Por gëzimi u kthye shpejt në dëshpërim për 26-vjeçarin, pasi pamjet treguan që Greenbank kishte notuar shumë gjatë nën ujë në fillim të garës.

Sipas një rregulli të Federatës Botërore të Ujit, që është në fuqi që nga viti 1988, atletët nuk lejohen të kalojnë shenjën e 15 metrave duke qenë ende nën ujë. Në atë pikë koka duhet të ketë dalë mbi sipërfaqe.

Greenbank shikoi drejt ekraneve televizive brenda arenës dhe shpejt e kuptoi se do të përjashtohej nga eventi. Atleti britanik, fitues i medaljes së bronztë në këtë garë në Tokio tre vjet më parë, më pas ra në tokë i dëshpëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d