Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Gashi në Skenderaj, ku ka vdekur një foshnje rreth dymuajshe, raporton Gazeta Prishtina Sot..
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë gjyshi i tij, Agim Gashi.
Vogëlushi do të varroset nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Kryshec të Skenderajt.
“Të dashur familjar, miq, shokë e dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë nipi im i cili lindi me 01.05.2024. Varrimi do të bëhet me datën 22.06.2024 (e shtunë) në ora 15:00 në varrezat e fshatit Kryshec, Komuna e Skënderajt! Të pikëlluar familja Gashi”, thuhet në njoftimin e familjes Gashi.
Akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën foshnja e vogël.