E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re profesori i gjimnazit në Lipjan

 

 

Profesori i gjimnazit ‘Ulpiana’ në Lipjan, Blerim Krasniqi, është ndarë nga jeta papritur në moshë të re, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Lipjanit, të cilët i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

Vdekja e papritur e Blerimit është një lajm i trishtë që përjetohet me dhembje nga të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe më gjerë. Ai ishte një profesor i shkëlqyeshëm, i urtë dhe bashkëpunëtor i mirë e profesional. Puna dhe angazhimi i tij edhe pse për një kohë të shkurtër lanë gjurmë në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan”, thuhet në telegram.

Ndryshe, varrimi i të ndjerit bëhet do të bëhet sot pas faljes së namazit të Ikindisë në fshatin Smallushë të Lipjanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d