E dhimbshme: Ky është punëtori që vdiq pasi u rrëzua nga objekti ku punonte në Lipjan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që pësoi derisa ishte duke punuar në një objekt në Lipjan. Viktima vdiq pasi u dërgua në QKUK, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se punëtori që nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve është Naser Avdullahu, 52-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, 52-vjeçari ka rënë nga objekti 4-katësh që po ndërtohej në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar pronarin e kompanisë dhe pronarin e pronës, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se viktima (mashkull) si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrëzuar nga objekti ku punonte, fatkeqësisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion. Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d