E dhimbshme: Ky është i riu që i dha fund jetës sot në Çagllavicë – Policia nis hetimet

 

 

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Çagllavicë, ku një i ri u gjet pa shenja jete dhe dyshohet se bëri vetëvrasje. Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima që dyshohet se i dha fund jetës është Bashkim Salihu, rreth 38-vjeçar.

Në bazë të informacioneve të para, viktima është gjetur i varur.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa tashmë ka intervenuar edhe Policia.

Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti tragjik.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar edhe nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d